Ndërlidhjet

logo-print

Rohani: Irani do të ndihmojë në luftën kundër terrorizmit


Hassan Rohani, presidenti iranian.

Hassan Rohani, presidenti iranian.

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë sot se, vendi i tij do të ndihmojë njerëzit në Lindjen e Mesme që të mbrohen në luftën kundër ‘terrorizmit’.

Ai i ka bërë këto deklarata, sot, pak para se të niset për në Nju Jork, ku do të merr pjesë në takimin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Qeveria dhe forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit, do të ndihmojnë njerëzit që të mbrohen nga terrorizmi, kudo që janë”, është shprehur ai.

Një ditë më parë, sekretari amerikan, John Kerry, në një takim me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, në një takim të përbashkët në Nju Jork, kanë diskutuar për kërcënimet që po vijnë nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Kerry ka thënë se Irani ka një rol për të adresuar çështjen e militantëve të IS.

Sidoqoftë, Irani nuk është i përfshirë në koalicionin ndërkombëtarë, i udhëhequr nga SHBA, që ka për qëllim luftën kundër IS.

XS
SM
MD
LG