Ndërlidhjet

Ukraina e gatshme të tërhiqet nga zona neutrale me Rusinë


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Ukrainës po përgatitet që të tërheq artilerinë dhe automjetet e rënda të blinduara, rreth 30 kilometra nga zona neutrale e kufirit me Rusinë, ashtu siq është paraparë me plan.

Përfaqësues të Ukrainës, Rusisë dhe separatistëve pro-rusë janë pajtuar me 19 shtator që të tërheqin artileritë dhe automjetet e blinduara, secila palë të tërhiqet nga 15 kilometra prej zonës luftës, që të krijohet mes tyre një zonë neutrale rreth 30 kilometra, tek kufiri.

Edhe pse një ditë më parë, forcat ukrainase, kanë thënë se nuk do të zbatojnë këtë plan, pasi që rebelët dhe trupat ruse po vazhdojnë të sulmojnë në drejtim të forcave qeveritare ukrainase.

Por sot, Andriy Lysenko, zëdhënës i ushtrisë ikrainase, ka thënë se orët e fundit rusët nuk kanë gjuajtur në territorin e Ukrainës, prandaj do të nisin përgatitjet për të realizuar planin.

XS
SM
MD
LG