Ndërlidhjet

Rusia kërkon të ndihmojë në luftën kundër IS


Vladimir Putin, presidenti rus
Vladimir Putin, presidenti rus

Rusia ka kërkuar që të bashkëpunojë me shtetet tjera, për të luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS).

Kremlini, ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin ka diskutuar për këtë çështje me disa zyrtarë ndërkombëtarë, gjatë takimit në Këshill të Sigurimit që po mbahet sot.

“Janë shkëmbyer mendime mbi mundësinë që Rusia të ndihmojë dhe të bashkëpunojë sipas ligjeve ndërkombëtarë, në luftën kundër militantëve të IS”, ka thënë Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen që të krijojnë një koalicion të gjërë ndërkomëbtarë që do të luftojnë militantë e IS.

Me 10 shtator, presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se SHBA-të kanë të gatshme që të sulmojnë me militantët në Siri e Irak.

Me këtë rast, Rusia pati deklaruar se forcat ajrore në territorin sirian, pa një rezolutë të Këshillit të Kombeve të Bashkuara, do të ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG