Ndërlidhjet

IS kërkon të sulmoj të 'krishterët' e Perëndimit


Luftëtarë i IS

Luftëtarë i IS

Militantët e Shtetit Islamik, të hënën, kanë kërkuar nga pasuesit e tyre, që të sulmojnë qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës dhe të vendeve të tjera, shtete këto që i janë bashkuar koalicionit ndërkombëtarë për të luftuar IS.

Abu Muhammad al-Adnani, zëdhënës i IS, përmes një faqeje të internetit, ka fyer Presidentin amerikan, Barack Obama, dhe ‘krishterët’ perëndimorë,duke thënë se forcat e tyre, luftën ndaj IS e kanë të humbur.

Shtetet e Bashkuara po ndërtojnë një koalicion ndërkombëtarë për të luftuar militantët e IS, saktësisht radikalët e grupeve muslimane Sunni, të cilët tashmë kanë pushtuar një pjesë të madhe të territorit të Irakut dhe Sirisë, me qëlllim që të shpallin ‘Kalifatin e IS’ në zemër të Lindjës së Mesme.

“Ky koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jetë fushata e fundit që do ta bëjnë të kryqëzuarit’, ka thënë Adnani, përmes një videoje të regjistruar në gjuhën arabe, por e publikuar dhe përkthyer në gjuhën angleze.

Adnani ka shtuar se ‘kjo fushatë do të rrëzohet dhe shkatërrohet, njëjtë sikur shumë fushata të tjera para saj’.

Ndërsa ka vazhduar të kërkojë nga pasuesit e IS, që kudo ku janë të sulmojnë qytetarët e SHBA-së, Francës, Kanadasë, Australisë dhe vendeve të tjera.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë nisur sulmet ajrore kundër IS në Irak dhe Siri.

Zëdhënësi i IS, duke iu drejtuar Presidentit amerikan, Obama, ka thënë se ai po bën të njëjtin gabim sikur ish presidenti, George Bush.

“Nëse e luftoni Shtetin Islamik, ai vetëm do të bëhet më i fortë dhe më i ashpër. Nëse e lini rehat, ai do të rritet dhe zgjerohet. Nëse Obama ju ka thënë dhe premtuar se do të luftohet Shtetit Islamik, keni parasysh se ai ka gënjyer, njëjtë sikur Bush, para tij”, është shprehur Adnani.

XS
SM
MD
LG