Ndërlidhjet

Franca: Nuk i frikësohemi kërcënimeve të IS


Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.

Udhëheqës të shtetit francez, kanë thënë se ata nuk frikësohen nga kërcënimet e militantëve të Shtetit Islamik IS, të cilët kanë kërkuar që të sulmohen dhe vritën qytetarët e atyre vendeve që i janë bashkuar koalicionit për të luftuar IS.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka thënë sot se “Franca është e gatshme që të reagojë’ ndaj çdo kërcënimi që vjen prej militantëve të IS, duke shtuar se forcat e sigurisë janë ‘plotësisht të mobilizuara’.

Deklarata e tij, vjen pas pak orësh, kur zëdhënësi i IS, Abu Mohammed al-Adnani, përmes një videoje në internet, ka kërkuar nga pasuesit e tij që të sulmojnë dhe vrasin qytetarët amerikanë, evropianë, meqë shtetet e tyre i janë bashkuar koalicionit për të luftuar IS.

Franca, më 19 shtator i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të realizuar sulme ajrore kundër IS në Irak e Siri.

Sekretari amerikan, John Kerry, ka thënë se më shumë se 50 shtete, përfshirë edhe Egjiptin e shtetet Arabe, kanë shprehur gadishmërinë e tyre për të marrë pjesë në koalicionin ndërkombëtarë, për të luftuar militantët e IS.

XS
SM
MD
LG