Ndërlidhjet

I ndalohet hyrja në Uzbekistan, gruas dhe djalit të aktivistit Bahodir Choriev


 Bahodir Choriev, udhëheqës i lëvizjes 'Të Bashkuar'.
Bahodir Choriev, udhëheqës i lëvizjes 'Të Bashkuar'.

Autoritetet E Uzbekistanit, kanë ndaluar gruan dhe birin e udhëheqësit të opozitës Bahodir Choriev, që jetojnë në mërgim, për të hyrë në vendin e tyre.

“Feruza Hurramova dhe djali i saj nëntë vjeçar, janë ndaluar në aeroport, menjëherë pasi kanë mbërritur nga SHBA-të, përmes Turqisë, më 22 shtator’, kanë njoftuar drejtues të Aleancës për Mbrojtjën e të Drejtave të Njeriut.

Sipas kësaj Aleance, nënë dhe bir janë kthyer prapa për në Stamboll të Turqisë, edhe pse të dy posedojnë pa saporta të Uzbekistanit.

Choriev, është larguar nga Uzbekistani në vitin 2004, dhe ka vite që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka themeluar grupin e quajtur ‘Të bashkuar’, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, së bashku me disa anëtarë që akoma jetojnë në Uzbekistan.

Babai i Choriev’it, aktivist i të drejtave të njeriut, ka vdekur nga një sulm në zemër në mars, vetëm dy muaj pasi që është liruar nga burgu.

XS
SM
MD
LG