Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen pse fyen themelusin e Republikës Islamike iraniane.


Ilustrim

Ilustrim

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në jug të Iranit në provincën e quajtur Shiraz, pasi që thuhet se kishin shkëmbyer mesazhe ofenduese për Ayatollah Ruhollah Khomeini, themeluesin e Republikës Islamike.

E përditshmja, “Haft e-Sobh” ka cituar sot, Esmail Mohebipour, nga trupat revolucionare Islamike, i cili thotë se të 11 personat janë arrestuar pasi që atyre u janë përcjellur aplikacionet sociale në celularë, si WhatsApp, Viber, apo Tango.

Javën e kaluar, gjyqësori i Iranit ka udhëzuar qeverinë iraniane që të ndalojë aplikacionet e tilla në celularë, pasi që janë zbuluar mesazhet që kritikojnë Khomeini’n.

Irani tashmë ka një linjë hetuese, që merret me përdoruesit e internetit të cilët përdorin software të paligjshëm, për të hyrë në faqet e njohura të internetit si: Facebook, Twitter, dhe YouTube.

XS
SM
MD
LG