Ndërlidhjet

Franca përjashton sulmet ajrore në Siri


Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, ka thënë të hënën se vendi i tij nuk do të zbatojë sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik IS të vendosur në Siri, pavarësisht se Franca tashmë ka bombarduar grupe të tilla në veri të Irakut, javën e kaluar.

Militantët e IS, janë grupe që tashmë janë përhapur në pjesë të mëdha të Irakut e po ashtu edhe në Siri. Ata akuzohen për dhunë, për prerje të kokave dhe masakra të qytetarëve.

Franca, është shteti i parë që i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të nisur sulmet ajrore kundër IS.

I pyetur se pse Franca ka dërguar avion për të bombarduar objektivat e militantëve të IS në Mosul të Irakut, por jo edhe në Siri, Fabius ka thënë se qeveria e tij ka vepruar me urdhër të Bagdadit për të siguruar mbrojtjën e ajrit.

“Ne kemi pranuar të themi ‘Po’ sipas nenit 51 të kartës së Kombeve të Bashkuara, andaj edhe Presidenti Hollande ka urdhëruar sulmet ajrore, të cilat janë realizuar disa ditë më parë”, ka thënë Fabius.

Ai ka përsëritur se Franca do të vazhdojë të përkrah opozitën e moderuar siriane, që luftojnë kundër Presidentit Bashar al-Assad.

“Por presidenti francez ka bërë të qartë se sa i përket sulmeve ajrore, nuk do të veprojë edhe në Siri, sikur në Irak”, ka shtuar ai.

Ai ka shtuar se “është e mundshme të veprohet dhe se pyetja nuk ka të bëj me çështje të legalitetiet ndërkombëtar. Por, së pari, Franca nuk mund t’i bëjë të gjitha. E dyta, ne konsiderojmë se të mbështesim opozitën e moderuar dhe të luftojmë Bashar është e domosdoshme”.

XS
SM
MD
LG