Ndërlidhjet

SHBA hedh poshtë ofertën e Iranit për të luftuar IS


Josh Earnest, sekretari për shtyp në Shtëpi të Bardhë
Josh Earnest, sekretari për shtyp në Shtëpi të Bardhë

Të hënën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë hedhur poshtë propozimin e Iranit, zyrtarët e së cilës kanë thënë se shteti i tyre mund të bashkëpunojë për të luftuar militantët e Shtetit Islamik IS, në shkëmbim të koncesioneve për armët e tyre bërthamore.

Zyrtarë të lartë iranian, kanë thënë për Reuters, se Irani është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe aleatët e saj për të ndaluar militantët e IS, por si shkëmbim ata duan që fuqitë botërore të mos u përzihen në programin e pasurimit të uraniumit të Iranit.

Por, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest ka thënë se SHBA, nuk e pranon një gjë të tillë.

“Përpjekjet e fuqivë botërore për të bindur Iranin që të heqë dorë nga programi i tij bërthamor është krejtësisht i ndarë nga përpjekjet e Presidentit Barack Obama për të ndërtuar një koalicion kundër militantëve të IS”, ka thënë ai.

SHBA, nuk do të jetë në pozitën e këmbimeve tregtare të programit bërthamor të Iranit, vetëm që të sigurojë angazhime për të luftuar IS, ka shtuar Earnest.

XS
SM
MD
LG