Ndërlidhjet

logo-print

Rusi-Afrikë e Jugut, marrëveshje miliardëshe për energji atomike


Yukiya Amano, Drejtori Gjeneral, i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, gjatë konferencës në Vjenë, të hënën

Yukiya Amano, Drejtori Gjeneral, i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, gjatë konferencës në Vjenë, të hënën

Rusia dhe Afrika e Jugut kanë nënshkruar një marrëveshje miliarda dollarëshe, të fuqisë bërthamore, e cila hap rrugën për ndërtimin e reaktorëve të bazuar në teknologjinë ruse.

Marrëveshja është nënshkruar të hënën, në Vjenë në konferencën e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Sergej Kirienko, drejtori i përgjithshëm i koorporatës atomike të energjisë Rosato në Rusi, ka thënë se marrëveshja do të sigurojë deri në tetë reaktorë bërthamorë në Afrikën e Jugut deri më 2023.

Marrëveshja e këtij partneriteti, gjithashtu bën thirrje për Rusinë që të ndihmojë në ndërtimin e infrastrukturës në Afrikën e Jugut dhe në trajnimin e specialistëve lokalë në universitetet ruse.

XS
SM
MD
LG