Ndërlidhjet

logo-print

Franca dhe Irani, do bisedojnë për Irakun


Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande, do të shfrytëzojë rastin e mbledhjes së liderëve botërorë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, për të takuar homologun e tij iranian, Hassan Rouhani, ka bërë të ditur të hënën, një zyrtar francez.

Presidenti, Hollande pritët që të takojë Rouhani’n, të martën, me të cilin do të bisedojë për krizën në Irak, aty ku Franca tashmë ka nisur sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik IS.

Dy liderët, po ashtu do të bisedojnë për programin bërthamor, ka thënë një zyrtarë i zyrës së Presidentit.

Hollande, të martën do të takojë edhe liderë të tjerë nga Egjipti, Kina, Kili, Guinea dhe po ashtu Sekretarin Gjeneral të OKB-së, Ban Ki-moon.

XS
SM
MD
LG