Ndërlidhjet

Gjinden municione në makinën e personit që hyri në oborr të Shtëpisë së Bardhë


Shtëpia e Bardhë - Uashington
Shtëpia e Bardhë - Uashington

Personi i panjohur, i cili kishte arritur që të kalojë gardhin rrethues dhe të hyjë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, i janë gjetur në makinë të tij 800 radhë municion.

Prokurorët federal, po ashtu kanë njoftuar se i njëjti person ka qenë i arrestuar në muajin korrik, të cilit i janë gjetur një snajper dhe një hartë që shënon rezidencën ekzekutive.

Ata thanë se 42-vjeçari, i dekoruar veteran i luftës në Irak, po ashtu është ndalur, por jo arrestuar në muajin gusht, derisa po ecte afër Shtëpisë së Bardhë me një sopatë.

Gonzales akuzohet sepse ka kapërcyer gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë me 19 shtator, duke shkaktuar një evakuim të pjessshëm të kësaj ndërtese.

Ndonëse, në ato momente presidenti, Barack Obama së bashku me familjen e tij, nuk gjendeshin në Shtëpi të Bardhë.

Një ditë më parë, Obama ka shfaqur shqetësimin e tij, se si një njeri ka mundur aq lehtësisht të kalojë gardhin rrethues dhe të hyjë në oborr.

Kjo ka bërë që të vihen në pikëpyetje, aftësitë e agjentëve për të mbrojtur presidentin, por edhe vet Shërbimin Sekret të shtetit.

XS
SM
MD
LG