Ndërlidhjet

logo-print

SHBA fillon sulmet ajrore në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Departamenti Amerikan i Mbrojtjës, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë nisur sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Në këtë fushatë bombardimesh po marrin pjesë edhe disa vende aleate të Shteteve të Bashkuara: Bahraini, Katari, Jordania, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pentagoni, ka njoftuar se operacionet janë duke vazhduar, ku të përfshirë janë një numër i avionëve të ndryshëm luftarakë, bombardues dhe raketa Tomahawk.

Bëhet e ditur, se Uashingtoni ka njoftuar të dërguarin e OKB-së në Siri, para se të nis sulmet.

Sulmet janë pjesë e fushatës së Presidentit, Barack Obama, i cili i autorizoi ato dy javë më parë, me qëllim që të luftojë ekstremistët e Shtetit Islamik.

Militantët e IS, kanë pushtuar territore të mëdha në Irak dhe Siri.

Ata kanë dëbuar me mijëra qytetarë, kanë ekzekutuar me qindra, përfshirë edhe dy gazetarë amerikanë dhe një punëtor humanitar nga Britania.

XS
SM
MD
LG