Ndërlidhjet

Mbi 100 shtete takohen për të biseduar ndryshimet klimatike


Gjatë marshit për ndryshimet klimatike ne USA - 21 Shtator 2014

Gjatë marshit për ndryshimet klimatike ne USA - 21 Shtator 2014

Udhëheqës të mbi 120 shteteve, përfshirë edhe Presidentin, Barack Obama, do të jenë, sot, pjesë e një samiti njëditor, ku do diskutohen mbi marrjen e masave kundër ndryshimit klimatik, veqanërisht mbi kufizimet e gazeve ndotëse që po i shkaktojnë ndryshimet klimatike.

Përveç sigurimit të angazhimeve nga shtetet e ndryshme, samiti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara OKB-së, ka për qëllim edhe që të diskutojë me udhëheqës të bizneseve, se si ata të reduktojnë ata përdorimin e karbonit.

Në prag të samitit, Banka Botërore tha se qeveritë dhe rreth 1,000 kompani do të bashkojnë forcat për të nxitur politikat e vendosjes së një çmimi mbi emetimet e karbonit, për të inkurajuar një ndryshim te teknologjitë e pastra të energjisë.

Ky samit, vjen dy ditë pas protestave globale, që kërkuan masa më të guximshme për të luftuar ndryshimet klimatike.

XS
SM
MD
LG