Ndërlidhjet

logo-print

Pengu britanik: IS, lëvizja më e fuqishme xhihadiste në histori


Gazetari, John Castlie

Gazetari, John Castlie

Militantët e Shtetit Islamik IS, kanë publikuar të martën videon e radhës, ku paraqitet pengu britanik, gazetari John Cantile, i cili detyrohet të japë leksion Perëndimit mbi sulmet në Siri e Irak.

Britaniku, Cantlie i cili paraqitet në këtë video pesë minutëshe, i mbajtur peng nga IS, i drejtohet presidentit amerikan, Barack Obama, duke i kërkuar që të mos sulmojë Shtetin Islamik.

Cantlie, paraqitet i veshur me një këmishë portokalli, me flokë të qethur shkurt, i cili e përshkruan IS-në si "lëvizjen më të fuqishme xhihadiste që ka parë në historinë e kohëve të fundit", duke shtuar se ‘Shteti Islamik, nuk mund të dëmtohet e as shkatërrohet nga Shtetet e Bashkuara”.

Ndryshe, militantët e IS-së, përmes videove të tilla, kanë ekzekutuar me heqje koke dy gazetarë amerikanë dhe një punëtor humanitar britanik.

Videoja e fundit, thuhet se është regjistruar pak para se Shtetet e Bashkuara të fillojnë sulmet ajrore në Siri, të hënën mbrëma.

XS
SM
MD
LG