Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Pakistan – 3 të vdekur


Ilustrim
Ilustrim

Policia e shtetit ka njoftuar se një sulm vetëvrasës, i përgatitur përmes një makine me bombë, i cili duket se kishte synim vrasjen e një zyrtari të lartë të policisë në Peshavar, veriperëndim të Pakistanit, ka vrarë tre persona dhe plagosur 13 të tjerë.

Faisal Shahzad, një zyrtar i lartë i policisë, tha se objektivi i sulmit të 23 shtator’it, duket të ketë qenë ndaj zyrtarit të lartë, Khalid Javed, njëri prej udhëheqësve të forcave shtetërore kundër ekstremistëve. Por ai tregon, se Javed ka shpëtuar pa lëndime.

Peshavar, është një portë e rajoneve gjysmë-autonome fisnore, ku ushtria ka luftuar talibanët dhe militantët e Al-Kaidës.

Kjo zonë, për disa vite me radhë ka qenë pjesë ku janë fshehur, militantë të Shtetit ISlamik, përfshirë Al-Kaidën, dhe luftëtarë të tjerë të huaj.

XS
SM
MD
LG