Ndërlidhjet

Rebelët dhe Ukraina presin njëri tjetrin për tërheqje të trupave


Ilustrim

Ilustrim

Rebelët pro-rusë, në Donetsk të Ukrainës, kanë thënë se ata kanë larguar artileritë e tyre nga vija e frontit në lindje, në ato pjesë ku i kanë larguar edhe forcat ukrainase, sipas marrëveshjës së paqës, arritur mes palëve.

"Ne kemi larguar artileritë, por vetëm në ato pjesë ku i kanë larguar edhe ukrainasit. Aty ku Ukraina nuk i ka larguar, nuk i kemi larguar as ne”, ka thënë udhëheqësi i grupit të rebelëve, Alexander Zakharchenko.

Në anën tjetër, edhe zyrtarë të Ukrainës, kanë thënë ditë më parë se ata nuk i tërheqin trupat pa i tërhequr Rusia.

Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, ka thënë një ditë më parë, se Kievi nuk do t’i tërheqë trupat nga vija e frontit në lindje, derisa armëpushimi të mos zbatohet plotësisht.

Lysenko ka thënë se dy ushtarë janë vrarë dhe së paku tetë të tjerë janë plagosur gjatë dy ditëve të fundit, pavarësisht armëpushimit.

“Nëse forcat e Ukrainës tërhiqen, një gjë e tillë do të bëhet në të njëjtën kohë me tërheqjen e trupave ruse”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG