Ndërlidhjet

logo-print

Sulmet ajrore godasin, Al-Kaidën, Al-Nusrën dhe IS


Ilustrim

Ilustrim

Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës SHBA, sot, kanë kryer sulme ajrore kundër degëve të Al-Kaidës, Al-Nusrës, si dhe grupeve të Shtetit Islamik IS, ka njoftuar një organizatë monitoruese.

Këto sulme kanë goditur provincën Aleppo në Siri, me ç’rast janë vrarë 15 persona, prej tyre 8 civilë dhe 5 të organizatës ‘Nusra’, ka njoftuar Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

SHBA, e ka emëruar organizatën ‘Nusra’, si grup terrorist, edhe pse Uashingtoni është fokusuar më shumë në grupet esktremiste të Shtetit ISlamik IS.

Andaj ajo ka nisur edhe fushatën për krijimin e koalicionit ndërkombëtar për të sulmuar IS, të cilit koalicion i janë bashkangjitur rreth 50 shtete, përfshirë edhe disa Arabe.

XS
SM
MD
LG