Ndërlidhjet

Avokati i Popullit në Kosovë reagon për kërcënimet ndaj gazetarëve


Ilustrim
Ilustrim

Avokati i Popullit në Kosovë ka shprehur shqetësimin për “ngjarjet e kohëve të fundit lidhur me kërcënimet ndaj gazetarëve, të raportuara përmes mediave dhe reagimeve publike”.

Në një komunikatë për opinion, Avokati i Popullit vlerëson se “kërcënimet ndaj gazetarëve, sulmet verbale dhe fizike , kërcënimet përmes rrjeteve sociale a në çfarëdo forme tjetër, cenojnë të drejtat kushtetuese për lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes, si dhe alarmojnë për brishtësinë e funskionimit të demokracisë dhe të sundimit të ligjit në Kosovë”.

Duke rikujtuar se “liria e mediave dhe liria e shprehjes janë të drejta të garantuara në vendin tonë, me Kushtetutë dhe me marrëveshjeve e instrumente ndërkombëtare, të zbatueshme drejtpërdrejtë në Kosovë”, Avokati i Popullit mes tjerash vlerëson se po këto instrumente “e obligojnë shtetin, jo vetëm të mbrojë mediat nga sulmet dhe të mbrojë lirinë e shprehjes, por edhe të mbrojë të drejtat e individëve nga shpërdorimi i fuqisë mediale”.

XS
SM
MD
LG