Ndërlidhjet

Rusia kritikon sulmet e SHBA-së në Siri


Presidenti rus, Vladimir Putin (D) dhe kryeministri rus Dmitry Medvedev (M)

Presidenti rus, Vladimir Putin (D) dhe kryeministri rus Dmitry Medvedev (M)

Shteti rus, ka kritikuar fushatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë nisur sulmet ajrore në Siri, mbi militantët e Shtetit Islamik IS.

Sipas rusëve, SHBA po shkel ligjet ndërkombëtare dhe sovranitetin sirian.

Kritika e Moskës, erdhi disa orë pasi që Pentagoni, njoftoi se SHBA, bashkë me partnerët e saj, kanë filluar sulmet ajrore kundër objektivave të dyshuara të IS, në Siri, duke zgjeruar kështu fushatën ajrore, e cila fillimisht ishte nisur vetëm për Irak.

Ministria e Jashtme ruse, përmes një deklarate publike ka thënë se ‘sulmet e tilla duhet të koordinohen me gjithë komunitetin ndërkombëtar, siç e parashohin Kombet e Bashkuara’, ndërsa ka akuzuar SHBA-në, se për të arritur qëllimet e saj gjeopolitike, po shkel mbi sovranitetin sirian.

Deklarata ruse shton se ‘veprimet e tilla, vetëm sa do të destabilizojnë situatën në Lindjen e Mesme’.

XS
SM
MD
LG