Ndërlidhjet

Kosova propozon filmin për Oscar


Pamje nga filmi "Tri dritare dhe një varje"
Pamje nga filmi "Tri dritare dhe një varje"

Filmi "Tri Dritare dhe një Varje” me regji të Isa Qosjes dhe skenar të Zymber Kelmendit, do të jetë propozimi kosovar për Akademinë e Filmit Oscar.

Kjo është hera e parë që Kosova pati mundësinë të propozojë një film për kategorinë "Filmi më i mirë i huaj".

"Tri Dritare dhe një Varje” është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, dhe për temë ka trajtimin që iu është bërë grave të dhunuara, pas luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Në rolet kryesore luajnë aktorët Irena Cahani, Luan Jaha dhe Donat Qosja.

“Tri Dritare dhe Një Varje” ka pasur premierën botërore në Festivalin e Filmit të Sarajevës, ku është shpërblyer me çmimin Cineuropa.

Më pas, është mbajtur edhe premiera kombëtare nën patronatin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

XS
SM
MD
LG