Ndërlidhjet

Papa: Admirim për vendosmërinë e Nënë Terezes


Vajzat e veshura si Nëna Tereze gjatë një manifestimi përkujtimor në Bopal të Indisë
Vajzat e veshura si Nëna Tereze gjatë një manifestimi përkujtimor në Bopal të Indisë

Duke u shprehur për personalitetin e Nënë Terezes, Papa Françesk ka thënë se “ajo e ka shprehur mendimin e vet”.

Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, tha mbrëmë se këto fjalë ia kishte thënë Papa një prifti shqiptar që ishte përkthyes i tij gjatë vizitës në Shqipëri, të dielën e kaluar.

Në këtë aspekt, Papa Françesk kishte bërë shaka duke thënë se sikur Nëna Tereze të ishte eprore e tij në komunitetin fetar, “ai do të kishte frikë nga ajo”, raporton AFP nga Roma.

Papa Françesk ishte takuar me Nënën Tereze, në Romë në vitin 1994, kur ai ishte peshkopi Jorge Mario Bergoglio.

Zëdhënësi Lombardi tha se Papa e ka përkujtuar atë me admirim për “fuqinë dhe karakterin e saj të vendosur në rast të involvimit të saj”.

Përgjithmonë e lidhur me punën e saj në lagjet e varfëra të Kalkutës në Indi, emrin e Nënë Terezes në Shqipëri e bartin aeroportet, spitalet, shkollat dhe rrugët në Shqipëri. Po ashtu, emrin e saj e bartin edhe sheshe e organizata në Kosovë.

Ajo vdiq në vitin 1997 dhe është lumturuar në vitin 2003.

XS
SM
MD
LG