Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Rrëzimi i aeroplanit nga Izraeli – agresion


Aeroplani luftarak izraelit F-15 Eagle

Aeroplani luftarak izraelit F-15 Eagle

Televizioni i Sirisë ka konfirmuar se Izraeli e ka rrëzuar një aeroplan luftarak sirian dhe e ka përshkruar atë si një akt të agresionit.

Më herët ushtria e Izraelit tha se aeroplanin luftarak të Sirisë e ka rrëzuar mbi Rrafshnaltën e Golanit.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se rrëzimi ka ndodhur sot pasi aeroplani i Sirisë kishte fluturuar në hapësirën ajrore të kontrolluar nga Izraeli.

Ky zëdhënës tha se “aeroplani luftarak” ishte i prodhimit rus.

Radio Izraeli ka raportuar se aeroplani qartas ishte duke kryer mision kundër kryengritësve në Siri, që po luftojnë kundër forcave të presidentit, Bashar al-Assad.

Pjesa më e madhe e Rrafshnaltës së Golannit në Siri, ishte okupuar nga Izraeli në luftën e vitit 1967, që ka zgjatur gjashtë ditë.

XS
SM
MD
LG