Ndërlidhjet

SHBA: Zëdhënësi i Bin Ladenit ballafaqohet me burg të përjetshëm


Një fotografi ku shihet Abu Ghaith (i pari nga e majta)

Një fotografi ku shihet Abu Ghaith (i pari nga e majta)

Sulaiman Abu Ghaith, dhëndërr i Osama bin Ladenit, sot pritet të paraqitet para një gjykate në Shtetet e Bashkuara, ku ballafaqohet me mundësinë e dënimit me burgim të përjetshëm, për rastin e tij të terrorizmit.

Ai ishte dënuar në muajin mars për akuza për konspiracion për të vrarë amerikanë në rolin e tij si zëdhënës i al-Kaidës.

Ky imam nga Kuvajti ishte bërë zë i videoshiritave për rekrutim të al-Kaidës, pas sulmeve të 11 shtatorit.

Ai kishte tërhequr vërejtjen se “stuhia ndaj aeroplanëve” nuk do të ndalej.

Sulaiman Abu Ghaith gjatë procesit kundër tij tha se roli i tij ishte në mënyrë strikte religjioz, ndërsa mbrojtja e tij ka propozuar dënim me 15 vjet burg.

XS
SM
MD
LG