Busti i presidentit të parë të Republikës Çeke, Vaclav Havel, do të inaugurohet më 19 nëntor, në Kapitoll Hill në Uashington.
Zyra e kryesuesit të Dhomës Përfaqësuese në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, John Bohner, mbrëmë ka njoftuar se “në 25 vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë, që e çliroi popullin e tij dhe ka çuar në zgjedhjen e tij si president, ne do të tubohemi për ta nderuar Havelin dhe të gjithaë ata që me sakrificën e tyre e ndihmuan rënien e Perdes së Hekurt”.
Në muajin mars, Dhoma Përfaqësuese unanimisht e ka miratuar rezolutën për ngritjen e bustës së Vaclav Havelit në Kapitoll Hill në Uashington, ku është selia e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
Aty tashmë gjenden edhe shtatoret e personaliteteve Abraham Lincoln, George Washington dhe Winston Churchill.