Ndërlidhjet

Uzbekistan: Konfirmohet se vajza e presidentit është në arrest


Gulnara Karimova

Gulnara Karimova

Prokurorët e Uzbekistanit kanë konfirmuar se Gulnara Karimova, vajza më e madhe e presidentit të këtij vendi, Islam Karimov, është në arrest shtëpiak, pasi kundër saj po zhvillohen hetime për dyshime për korrupsion dhe akuza të tjera.

Gulnara Karimova, 42 vjeçare, individe e njohur jo vetëm në Uzbekistan, dikur është parë si pasardhëse e mundshme e babait të saj 76 vjeçar, por duket se këto plane i ka çrregulluar skandali i korrupsionit.

Zyra e Prokurorit të përgjithshëm të Uzbekistanit sot ka konfirmuar se Karimova mbahet “në izolim” në shtëpinë e saj, së bashku me vajzën e saj 16 vjeçare, Iman.

Në muajin korrik, disa ndihmës të zonjës Karimova ishin dënuar me burg, pasi ishin shpallur fajtorë për krime financiare.

Në njoftim të prokurorisë theksohet se vajza e saj, Iman, që është e lindur në Shtetet e Bashkuara, është e lirë të lëvizë sipas dëshirës së saj.

XS
SM
MD
LG