Ndërlidhjet

logo-print

SpaceX i dërgoi furnizimet në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë


Anija kozmike Dragon e kompanisë SpaceX

Anija kozmike Dragon e kompanisë SpaceX

Ushqim i ngrirë, minjë të gjallë për laborator, printer 3-D, dhe artikuj të tjerë, sot janë shkarkuar në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, nga anija transportuese kozmike e kompanisë, SpaceX.

Kjo anije pa ekuipazh, i është ngjitur stacionit kozmik pas dy ditësh të fluturimit nga baza e lansimit në Kejp Kaneveral në Shtetet e Bashkuara.

Anija Dragon e kompanisë SpaceX, do të mbetet në Stacionin Nërkombëtar të Gjithësisë për afro një muaj, derisa astronautët ta shkarkojnë gjithë ngarkesën e saj dhe pastaj ta ngarkojnë atë me 1450 kilogramë mbeturina, për t’i kthyer në Tokë.

Kompania SpaceX, me seli në Kaliforni, është njëra ndy dy firmat, që ka kontratë me agjencinë kozmike amerikane, NASA, për të dërguar furnizime në gjithësi.

Kompania tjetër është Boing.

NASA parasheh që me këto dy kompani do të dërgohen asgtronautët në gjithësi dhe do të ndalet varshmëria nga Rusia për udhëtime në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

NASA konsideron se në vitin 2017 do ta bëjë lasnimin e parë në kuadër të këtij programi.

XS
SM
MD
LG