Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Janë arrestuar 26 militantë të dyshuar


Pamje e kryeqytetit Baku në Azerbajxhan
Pamje e kryeqytetit Baku në Azerbajxhan

Autoritetet në Azerbajxhan thonë se i kanë arrestuar 26 shtetas të dyshuar se u janë bashkuar militantëve në Siri dhe Pakistan.

Për këto arrestime, Azerbajxhani, që është aleat i paepur i Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar sot, disa orë pasi Amerika dhe aleatët e saj arabë, e kanë lansuar një seri të sulmeve ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Ministria e sigurisë së Azerbajxhanit tha se të arrestuarit janë akuzuar për pëfrshirje në grupet e armatosura ilegale, për trafikim të armatimit dhe eksplozivit, e të tjera.

Të dyshuarit janë arrestuar pas kthimit të tyre në Azerbajxhan.

Sipas legjislacionit të Azerbajxhanit, të dyshuarit mund të dënohen prej 20 vjet burg e deri në burgim të përjetshëm, nëse shpallen fajtorë.

Raportohet se më se 100 shtetas të Azerbajxhanit janë vrarë duke luftuar së bashku me militantët në Siri.

XS
SM
MD
LG