Ndërlidhjet

Australi: Pasi i therri dy policë, u vra nga policia antiterror


Ilustrim
Ilustrim

Një i ri 18 vjeçar i paidentifikuar është vrarë nga policia antiterror në Australi, pasi ai i kishte therrë me thikë dy oficerë në Melburn.

Autoritetet thanë sot se ky person ishte i dyshuar për terrorizëm dhe se ishte nën hetime pasi e kishte shpalosur flamurin e grupit militant, Shteti Islamik, dhe kishte bërë kërcënime kundër kryeministrit të Australisë, Tony Abbott.

Të dy policët e plagosur janë në spital, në gjendje stabile shëndetësore, por njëri prej tyre i është nënshtruar operacionit, meqë ishte therrë në kokë, bark dhe qafë.

Ky incident ndodhi një javë pasi Australia e filloi operacionin antiterror më të madh deri tash në gjithë vendin, në shënjestër të të cilit janë të dyshuarit e ndërlidhur me grupet islamike në Lindjen e Mesme, disa prej të cilëve dyshohet se ishin të përfshirë në komplot për të vrarë me prerje koke njerëzit në mënyrë publike në Australi.

XS
SM
MD
LG