Ndërlidhjet

Shqipëri: Janë shkatërruar 102 tonelata drogë


Pamje nga Tirana
Pamje nga Tirana

Ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, tha se policia i ka shkatërruar 102 tonelata kanabis, që ishin konfiskuar prej muajit mars, me një vlerë në treg prej 6.4 miliardë euro.

“Policia e Shqipërisë, po ashtu, i ka shkatërruar më se 2 mijë fusha të kanabisit me më tepër se 530 mijë bimë”, u tha ai gazetarëve dje në Tiranë.

Sipas tij, gjatë këtyre operacioneve, janë arrestuar ose hetuar 1,762 vetë, ndërsa 190 persona ende kërkohen nga policia, raporton AFP nga Tirana.

“Ne kemi vendosur ta vazhdojmë luftën kundër narkotikëve, por ne tashmë mund të themi se Shqipëria nuk është qendër për trafikimin e drogës”, tha ministri i brendshëm, Saimir Tahiri.

XS
SM
MD
LG