Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti Obama flet në Kombet e Bashkuara


Barack Obama gjatë fjalimit të djeshëm në Shtëpinë e Bardhë për sulmet kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri

Barack Obama gjatë fjalimit të djeshëm në Shtëpinë e Bardhë për sulmet kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri

Presidenti amerikan, Barack Obama, do të flasë sot në Kombet e Bashkuara, derisa kanë filluar sulmet ajrore ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Pas disa javëve të sulmeve ajrore kundër caqeve të militantëve në Irak, Obama e ka zgjeruar aksionin ushtarak edhe në Siri, para dy ditësh, ndërsa koalicionit i janë bashkuar edhe disa vende arabe.

Duke folur dje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama ka shprehur përkushtim për vazhdimin e luftës kundër grupit Shteti Islamik.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e pesë shteteve arabe në fushatën e sulmeve ajrore “e bënë të qartë për botën” se Shtetet e Bashkuara nuk janë të vetmuara në luftën e tyre kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Por, ai ka tërhequr vërejtjen se lufta e përbashkët kundër militantëve të Shtetit Islamik do të “marrë kohë”, dhe ka shtuar se Uashingtoni do ta bëjë “atë që është e domosdoshme” për t’i shkaktuar disfatë këtij grupi militant.

Dje zoti Obama, po ashtu, ka folur në Kombet e Bashkuara, në samitin për ndryshimet klimatike.

XS
SM
MD
LG