Ndërlidhjet

Vatikan: Ish-ambasadori në arrest shtëpiak


Pamje e sheshit të Shën Pjetrit në Vatikan

Pamje e sheshit të Shën Pjetrit në Vatikan

Vatikani thotë se ish-ambasadori i tij në Republikën Dominikane, Josef Wesolowski, është në arrest shtëpiak, pas akuzave për keqtrajtim seksual të djemve të rinjë në këtë vend të Karaibeve.

Tashmë ai është shkarkuar, pasi gjykata e së drejtës kanunore në Vatikan e shpalli atë fajtor në muajin qershor.

Sot, një gjykatë e ndarë penale në Vatikan e ka hapur procesin e dëgjimit për rastin e tij dhe ka urdhëruar që ai të vendoset në arrest shtëpiak.

Në njoftimin e Vatikanit thuhet se Wesolowski ka paraqitur dokumente mjekësore, që i detajizojnë shqetësimet e tij shëndetësore dhe kjo e ka parandaluar gjykatën për të vendosur kushte më rigoroze të paraburgimit.

Vatikani i ka disa dhoma të vogla të paraburgimit brenda kazermave të policisë së vet.

Josef Wesolowski mund të ballafaqohet me dënim me burg nëse shpallet fajtor.

XS
SM
MD
LG