Ndërlidhjet

Nju Jork: Obama e lavdëroi rolin e shoqërisë civile


Barack Obama gjatë fjalimit të tij në Nismën Globale Clinton në Nju Jork
Barack Obama gjatë fjalimit të tij në Nismën Globale Clinton në Nju Jork

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka lavdëruar rolin e shtetasve të zakonshëm, duke thënë se në shumë raste ata kanë më tepër ndikim të qëndrueshëm në komunitetin e tyre, se sa presidentët apo kryeministrat e vendeve të tyre.

Zoti Obama, mëtutje mbrëmë vonë në konferencën vjetore të Nismës Globale Clinton në Nju Jork, tha se kur njerëzit flasin lirisht dhe i mbajnë përgjegjës liderët e tyre, atëherë qeveritë e tyre punojnë më mirë dhe më me përgjegjësi.

Ai i ka lavdëruar grupet që punojnë për promovimin e të drejtave të femrave, të punëtorëve, të homseksualëve e lezbikeve, dhe tha se aftësia e shoqërisë civile për t’i përdorë teknologjitë e reja dhe për mobilizim, është bërë “e paprecedente”.

Por, Barack Obama ka tërhequr vërejtjen se gjithnjë e më tepër qeveri “po bëjnë çdo gjë të mundshme për t’i heshtur” shtetasit dhe shoqërinë civile.

Në këtë kuadër ai tha se bota po i sheh “goditjet e pamëshirshme” kundër aktivistëve të shoqërisë civile, “prej Rusisë e deri në Venezuelë”.

Ai i ka përmendur Azerbajxhanin dhe Hungarinë për implementimin e legjislacionit i cili “e bënë jashtëzakonisht të vështirë punën e OJQ-ve”.

Mëtutje, Obama i ka nderuar aktivistët, siç janë gazetarja e vrarë ruse, Natalia Estemirova, pastaj veprimtari kinez, Liu Xiabo, dhe avokati etnik ujgur, Ilham Tohti.

XS
SM
MD
LG