Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Separatistët thonë se është shkelur armëpushimi


Pamje e tymit mbi aeroportin e Donjeckut nga një postbllok i separatistëve prorusë

Pamje e tymit mbi aeroportin e Donjeckut nga një postbllok i separatistëve prorusë

Zyra e prefektit të qytetit Donjeck, në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontroll të separatistëve prorusë, thotë se armëpushimi ndërmjet forcave të qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve është shkelur.

Qyteti i Donjeckut është baza kryesore e separatistëve prorusë.

Kjo zyrë i ka përmendur dy sulme, mbrëmë vonë dhe sot në mëngjes.

Agjencia RIA Novosti i ka cituar kryengritësit që thonë se dy vetë janë vrarë nga sulmet, por Zyra e prefektit tha se nuk ka informacione për viktima.

Armëpushimi ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës është arritur më 5 shtator dhe ajo në masë të madhe është respektuar.

XS
SM
MD
LG