Ndërlidhjet

logo-print

Japoni: Sanksione shtesë kundër Rusisë


Pamje nga kryeqyteti Tokio në Japoni

Pamje nga kryeqyteti Tokio në Japoni

Japonia ka njoftuar sot se ka vendosur sankisone të reja shtesë kundër Rusisë, në harmoni me hapat e ndërmarrë nga shtetet e tjera, përfshirë edhe aleatin kryesor japonez, Shtetet e Bashkuara.

Zyrtari i lartë i qeverisë së Japonisë, Yoshihide Suga, tha se në masat e reja përfshihen edhe disa banka në Rusi dhe kontrolli i shtuar i parandalimit të transportit të armatimit për në Rusi.

Japonia ka vendosur sanksione pasi Rusia e aneksoi gadishullin e Krimesë në Ukrainë, në muajin mars, por ato ishin më të buta se sa ato të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG