Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: 8 të vrarë nga sulmet me aeroplan amerikan pa ekuipazh


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e inteligjencës së Pakistanit thonë se nga një aeroplan i dyshuar amerikan pa ekuipazh janë vrarë së paku tetë militantë të dyshuar në pjesën fisnore veriperëndimore të këtij vendi, afër kufirit me Afganistanin.

Dy zyrtarë pakistanezë thanë se sulmi i sotëm e ka goditur një kompleks dhe një makinë në një treg të vogël në qytetin Datta Khel, në Vaziristanin Verior.

Territoret gjysmë autonome të Pakistanit në kufirin me Afganistanin, për vite të tëra ishin bazë për militantët islamikë, përfshirë ata të al-Kaidës dhe të grupit Tahreek-e-Taliban Pakistan – dhe për luftëtarët e jashtëm.

Ushtria e Pakistanit e ka lansuar një operacion madhor kundër militantëve në këto territore prej muajit qershor.

Ushtria e Pakistanit thotë se i ka vrarë më se 1 mijë militantë, por pretendimet e këtilla ëshë vështirë të vërtetohen në mënyrë të pavarur.

XS
SM
MD
LG