Ndërlidhjet

EULEX kryen një operacion kërkimi në veri


Veriu i Mitrovicës - foto arkivi
Veriu i Mitrovicës - foto arkivi

Policia e EULEX-it ka realizuar sot një operacion në veri të Kosovës, në kërkim të Radomir Kasalloviqit, i kërkuar nga Interpol-i.

Kasalloviq kërkohet nën akuzat për vrasje të rëndë, tentim-vrasje të rëndë, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Akuzat për vrasje kanë të bëjnë me vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, më 26 korrik, 2011.

“Për fat të keq, i dyshuari nuk ndodhej në lokacionin e kërkuar dhe për këtë arsye nuk është ndërmarrë ndonjë veprim tjetër”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

XS
SM
MD
LG