Ndërlidhjet

NATO: Rusia po tërhiqet nga Ukraina


Donjeck, Ukrainë
Donjeck, Ukrainë

NATO-ja ka thënë se ka vërejtur tërheqje të konsiderueshme të forcave ruse nga Ukraina, porse shumë trupa mbeten të stacionuar pranë kufirit.

“Ka pasur tërheqje të konsiderueshme të forcave konvencionale ruse nga brendia e Urkainës, por mijëra të tilla janë ende të vendosura në afërsi të kufirit”, ka thënë zëdhënësi i NATO-s, Jay Janzen.

Ai po ashtu ka thënë se është e vështirë të përcaktohet numri i ushtarëve rusë në Ukrainë, pasi separatistët pro-rusë kontrollojnë disa pika kufitare.

Moska nuk pranon se armatos rebelët në lindje të Ukrainës dhe se dërgon trupa të saj atje.

Mbi 3,200 njerëz janë vrarë në këtë pjesë të Ukrainës prejse ka shpërthyer konflikti në muajin prill.

XS
SM
MD
LG