Ndërlidhjet

Kleriku Abu Qatada lirohet nga burgu


Abu Qatada
Abu Qatada

Kleriku radikal, Abu Qatada, është liruar nga një burg i Jordanisë pasi nuk është gjetur fajtor për terrorizëm.

Ai është akuzuar për përfshirje në planet për të sulmuar Izraelin, si dhe turistët amerikanë dhe diplomatët perëndimorë në Jordani, në vitin 2000.

Por, gjykata në Aman ka vendosur se nuk ka prova të mjaftueshme kundër tij.

Abu Qatada është dëbuar nga Britania e Madhe në vitin 2013.

Ai ka fituar statusin e azilit në Britani më 1994, por shërbimi i sigurisë MI5 e ka parë gjithnjë e më shumë si kërcënim për sigurinë kombëtare, pasi pikëpamjet e tij mbi xhihadin janë ashpërsuar.

Në qershor të këtij viti, Abu Qatada është liruar nga një rast tjetër, që ka pasur të bëjë me planet e dyshuara për të sulmuar një shkollë amerikane në Aman, në vitin 1999.

XS
SM
MD
LG