Ndërlidhjet

Pezullohet rasti kundër Sarkozysë


Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.

Mediat franceze bëjnë të ditur se hetimi për korrupsion kundër ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, është pezulluar.

Ato citojnë burimet gjyqësore të kenë thënë se Gjykata e Apelit në Paris do të shqyrtojë tani një kërkesë nga Sarkozy që rasti të shkarkohet.

Rasti i pezulluar ka të bëjë me një përpjekje të dyshuar për të ndikuar të gjyqtarët.

Javën e kaluar, Sarkozy, 59 vjeç, ka thënë se se do të garojë për udhëheqjen e partisë opozitare UMP – një veprim që shihet si hapi i parë drejt kandidimit presidencial më 2017.

Njoftimi i tij u ka dhënë fund spekulimeve në lidhje me synimet e ish-presidentit konservator, i cili është zotuar se do të heqë dorë nga politika pasi ka dështuar të rizgjidhet në vitin 2012.

Zgjedhjet e partisë UMP (Bashkimi për një Lëvizje Popullore) do të mbahen në nëntor.

XS
SM
MD
LG