Ndërlidhjet

SHBA kryen 5 sulme të reja kundër IS-it


Siri
Siri

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se ka kryer pesë sulme të reja kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri.

Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se sulmet në perëndim të Bagdadit kanë goditur dy automjete të Shtetit Islamik dhe një magazinë armësh.

Në Siri, ndërkaq, janë shkatërruar tetë automjete të militantëve pranë qytetit Al Kaim.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka nisur sulmet në Siri të hënën, duke zgjeruar fushatën e fokusuar fillimisht vetëm në Irak.

XS
SM
MD
LG