Ndërlidhjet

Mbi 1,000 të arrestuar në Evropë


Shefi i Europol-it, Rob Wainwright (në mes)

Shefi i Europol-it, Rob Wainwright (në mes)

Agjencitë e zbatimit të ligjit në Evropë kanë arrestuar mbi 1,000 persona gjatë nëntë ditësh bastisje.

Drejtori i policisë evropiane, Europol, Rob Wainwright, u ka thënë gazetarëve se “operacioni Arkimedi” ka pasur në shënjestër pothuajse të gjitha llojet e krimit, duke filluar nga trafikimi i drogës, deri te migrimi i paligjshëm, mashtrimi me taksa dhe falsifikimi.

Wainwright e ka cilësuar aksionin si “si sulmin më të madh kundër krimit të organizuar në Evropë”.

Ai ka thënë se operacioni ka çuar në 1,027 arrestime dhe ka shpëtuar 30 fëmijë romë nga trafikimi.

XS
SM
MD
LG