Ndërlidhjet

Luftime në Ukrainë, përkundër armëpushimit


Donjeck
Donjeck

Luftime sporadike janë raportuar midis forcave të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në lindje, pavarësisht armëpushimit.

Këshilli për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare i Ukrainës ka thënë se tetë ushtarë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit.

Zëdhënësi i këtij këshilli, Andriy Lysenko, ka thënë se rebelët kanë provokuar vazhdimisht forcat qeveritare.

Në rajonin e Donjeckut, një ndërtesë banimi raportohet se është dëmtuar nga granatimet.

Rebelët kanë thënë se dy persona kanë humbur jetën nga ky sulm.

XS
SM
MD
LG