Ndërlidhjet

logo-print

Rumani: Gjyqi i parë për krime gjatë komunizmit


Alexandru Visinescu

Alexandru Visinescu

Në Rumani sot ka nisur gjyqi kundër ish-komandantit të një burgu famëkeq në kohën e komunizmit, Alexandru Visinescu.

Visinescu, 88 vjeç, akuzohet për krime kundër njerëzimit.

Ai ka udhëhequr burgun Ramnicu Sarat, nga viti 1956 deri më 1963, ku të burgosurit dyshohet se janë torturuar dhe kanë vuajtur nga uria.

Së paku 12 njerëz thuhet se kanë vdekur si rezultat i abuzimit.

Visinescu është i pari nga 35 personat që shteti rumun planifikon t’i gjykojë për shkelje të ngjashme.

XS
SM
MD
LG