Ndërlidhjet

AP e OKB-së nis sesionin vjetor


Nju Jork

Nju Jork

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka nisur sesionin e saj vjetor në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Duke hapur sesionin, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka thënë se të drejtat e njeriut “janë duke u sulmuar” kudo.

Mbi 140 kryetarë shtetesh dhe qeverive do të marrin pjesë në seancat që zgjasin deri më 30 shtator.

Kërcënimi nga militantët e Shtetit Islamik pritet të jetë në krye të çështjeve që do të ngrihen nga liderët, ashtu si edhe përhapja e virusit Ebola dhe aksionet e Rusisë në Ukrainë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është në mesin e folësve të parë që i drejtohen sot Asamblesë së Përgjithshme.

XS
SM
MD
LG