Ndërlidhjet

Turqia me më së shumti refugjatë sirianë


Turqi
Turqi

Turqia strehon refugjatë sirianë më shumë se çdo vend tjetër, ka bërë të ditur Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR).

Zëdhënësja Selin Unal ka thënë se në shtetin turk tashmë ndodhen 1,5 milion të zhvendosur nga Siria.

“Në ditët e fundit, Turqia ka parë fluksin më të madh të refugjatëve sirianë që nga fillimi i luftës, tre vjet më parë”, ka thënë ajo.

Qeveria turke ka thënë se, qysh në fundjavë, rreth 140,000 njerëz kanë ikur nga fshatrat kurde në veri të Sirisë, për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG