Ndërlidhjet

Militantët i presin kokën turistit francez


Flamuri i Algjerisë

Flamuri i Algjerisë

Një grup islamik nga Algjeria ka publikuar një video, e cila tregon një turist francez me kokë të prerë.

Herve Gourdel, 55 vjeç, është rrëmbyer në Algjeri më 21 shtator.

Grupi Jund al-Khilafa, ose Ushtarët e Kalifatit, i cili është zotuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik (IS), i ka dhënë Francës 24 orë kohë për të ndaluar sulmet kundër IS-it në Irak.

Franca ka hedhur poshtë ultimatumin e grupit.

Shteti Islamik, në anën tjetër, u ka prerë kokën dy gazetarëve amerikanë dhe një punëtori britanik të ndihmës.

Vdekjet e tyre janë filmuar dhe janë postuar online.

XS
SM
MD
LG