Ndërlidhjet

logo-print

BBG emëron shefin e ri ekzekutiv


Logo e BBG-së

Logo e BBG-së

Bordi i Guvernatorëve të Transmetuesve Amerikanë (BBG) do të punësojë gazetarin e respektuar, Andrew Lack, si kryeshef ekzekutiv të agjencisë federale, e cila mbikëqyr pesë rrjete transmetuese.

Këto rrjete përfshijnë: Zërin e Amerikës, Radion Evropa e Lirë, Radiotelevizionin Marti, Radion Azia e Lirë dhe Rrjetet Transmetuese të Lindjes së Mesme.

“Andy Lack ka një përvojë të pashoqe si gazetar dhe ka drejtuar me sukses organizata të mëdha. Jemi shumë të lumtur që Andy ka vendosur t’i shërbejë vendit të tij dhe të udhëheqë BBG-në, e cila ka një mision të rëndësishëm në këtë botë gjithnjë në ndryshim dhe gjithnjë e më të komplikuar”, ka thënë Jeff Shell, kryesues i BBG-së.

XS
SM
MD
LG