Ndërlidhjet

logo-print

Takimi i parë Britani-Iran qysh më 1979


Cameron dhe Rohani

Cameron dhe Rohani

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka takuar presidentin e Iranit, Hassan Rohani, në Kombet e Bashkuara.

Ky është takimi i parë midis liderëve të këtyre vendeve qysh nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Rohani ka postuar në Twitter fotografinë e tij duke shtrënguar duart me Cameronin.

Takimi vjen derisa në Nju Jork po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Cameron i drejtohet sot këtij tubimi, ndërsa Rohani nesër.

XS
SM
MD
LG