Ndërlidhjet

Snowden fiton “Nobelin alternativ”


Edward Snowden
Edward Snowden

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, është shpallur bashkëfitues i një çmimi suedez për të drejtat i njeriut, që njihet si “Nobeli alternativ”.

Fondacioni për të Drejtën e Jetesës ka thënë se Snowden është shpërblyer për “zbulimin e shkallës së paparë të mbikëqyrjes shtetërore, që shkel proceset themelore demokratike dhe të drejtat kushtetuese”.

Ish-kontraktori i Agjencisë për Siguri Kombëtare të SHBA-së ka ndarë çmimin me Alan Rusbridgerin, redaktor në gazetën britanike “Guardian”, e cila ka publikuar një seri artikujsh të bazuar në dokumentet që kanë rrjedhur nga Snowden.

XS
SM
MD
LG